Secondary Adv

20 ndermarrjet qe dominojne importin dhe eksportin ne Shqiperi

 

Eksporti dhe importi i mallrave është përqendruar në pak duar. Konkluzioni del nga një kryqëzim i të dhënave të INSTAT për tregtinë e jashtme me regjistrin e ndërmarrjeve ekonomike. Nisur nga volumi tregtar që ndërmarrjet kanë kryer përgjatë periudhës 2011-2014, numri i kompanive më të mëdha të cilat kryejnë më tepër se 50% të vlerës së eksporteve gjithsej është 20.


Në 2014, 20 ndërmarrjet më të mëdha kanë zënë 56,1% të eksporteve. Duke u nisur nga aktiviteti ekonomik ku ato operojnë, 20 ndërmarrjet e sektorit të industrisë dhe tregtisë zënë përkatësisht 55,2% dhe 58,9% të eksporteve të këtyre sektorëve.
Në sektorët e tjerë (përjashtuar industrinë dhe tregtinë), 5 janë ndërmarrjet më të mëdha të cilat zënë 35,8% të eksporteve. Në kahun tjetër, në 2014, 100 ndërmarrje më të mëdha zënë 61,5% të importeve. Duke u nisur nga aktiviteti ekonomik ku ato operojnë, 50 ndërmarrje të sektorit të industrisë dhe të degëve të tjera zënë përkatësisht 60,8% dhe 57,7% të importeve të këtyre sektorëve. Ndërsa, në fushën e tregtisë, 100 janë ndërmarrjet më të mëdha të cilat zënë 53,3% të importeve të këtij sektori. Përqendrimi i tregtisë së jashtme të mallrave (eksporte/importe) është matur duke grupuar 5 deri 300 ndërmarrjet më të mëdha nga këndvështrimi i volumit, vlerës tregtare dhe pjesa e tyre në vlerën gjithsej.

 


Ndërmarrjet mikro
Në harkun kohor 2011-2014, karakteristikë është rritja e numrit të ndërmarrjeve eksportuese dhe importuese. Numri i ndërmarrjeve eksportuese në vitin 2014, është 2.387 nga 1.943 ndërmarrje, që ishin në vitin 2011, duke u rritur 22,9%. Ndërkohë, ndërmarrjet importuese nga 7.456 njësi të konstatuara në vitin 2011 shkojnë në 8.357 ndërmarrje në vitin 2014, duke u zgjeruar me 12,1%.


Sipas INSTAT, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, përgjatë këtij harku kohor (2011-2014) zënë në grupin e ndërmarrjeve si për aktivitetin eksportues edhe për atë importues, mesatarisht në vit 96,6% të kompanive eksportuese gjithsej dhe 98,4% të firmave importuese gjithsej. Madhësia e ndërmarrjes është përcaktuar në bazë të numrit të të punësuarve të grupuar në katër grupe: 1-9; 10-49; 50-249; 250+. Në vitin 2014, numri i firmave eksportuese arriti në 2.305 njësi, duke u rritur 23,3%, krahasuar me vitin 2011, ndërsa numri i shoqërive importuese arriti në 8.225, duke u zgjeruar 12,1%, në raport me 2011.


Në vitin 2014, sipas madhësisë së tyre, ndërmarrjet eksportuese mikro (1-9 të punësuar) zënë 50,8% të ndërmarrjeve eksportuese gjithsej, njësitë eksportuese të vogla (10-49 të punësuar) zënë 31,6% të ndërmarrjeve eksportuese gjithsej, kompanitë eksportuese të mesme (50-249 të punësuar) zënë 14,2% të eksportuesve gjithsej dhe firmat e mëdha (250+ të punësuar) zënë 3,4% të eksportuesve gjithsej.


Ndërsa, ndërmarrjet importuese, në vitin 2014, mikro (1-9 të punësuar) zënë 69,9% të njësive importuese gjithsej, kompanitë e vogla (10-49 të punësuar) zënë 21,3% të ndërmarrjeve importuese gjithsej, të mesmet (me 50-249 të punësuar) zënë 7,1% të ndërmarrjeve importuese gjithsej dhe firmat e mëdha (me 250+ të punësuar) zënë 1,6% të importuesve gjithsej. Madhësia e ndërmarrjes është përcaktuar në bazë të numrit të të punësuarve të grupuar në katër grupe: 1-9; 10-49; 50-249; 250+.


Industria dhe tregtia
Për periudhën 2011-2014, vlerën më të madhe të eksporteve e zënë ndërmarrjet që operojnë në sektorin e industrisë (ku përfshihen aktivitetet e industrisë nxjerrëse, përpunuese, energji elektrike dhe ujë), ndërsa për importet ndërmarrjet që operojnë në sektorin e tregtisë (ku përfshihen tregtia me pakicë, tregtia me shumicë dhe tregtia dhe riparimi i automjeteve) zënë pjesën më të madhe të vlerës së importuar.


Në vitin 2014, ndërmarrjet që operojnë në sektorin e industrisë kanë zënë 83% të vlerës së eksporteve, duke u rritur me 21,4%, krahasuar me vitin 2011. Shoqëritë në sektorin e tregtisë kanë zënë 54,9% të vlerës së importeve, duke u rritur me 8,3% krahasuar me vitin 2011. Në 2014, kompanitë e mëdha zënë 60,4% të vlerës së eksporteve të ndërmarrjeve që operojnë në sektorin e industrisë. Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme zënë 84,3% të vlerës së eksporteve të ndërmarrjeve që operojnë në sektorin e tregtisë. Në importe, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme zënë 50,2% të vlerës së importeve të ndërmarrjeve që operojnë në sektorin e industrisë dhe 94,2% të vlerës së importeve të ndërmarrjeve që operojnë në sektorin e tregtisë.


Përqendrimi
Nisur nga volumi tregtar që ndërmarrjet kanë kryer përgjatë periudhës 2011-2014, numri i kompanive më të mëdha të cilat kryejnë më tepër se 50% të vlerës së eksporteve gjithsej është 20. Në 2014, 20 ndërmarrjet më të mëdha kanë zënë 56,1% të eksporteve.


Volumi
Duke u nisur nga aktiviteti ekonomik ku ato operojnë, 20 ndërmarrjet e industrisë dhe tregtisë zënë përkatësisht 55,2% dhe 58,9% të eksporteve. Në sektorët e tjerë, 5 janë ndërmarrjet më të mëdha të cilat zënë 35,8% të eksporteve.


Zgjerimi
Në harkun kohor 2011-2014, karakteristikë është rritja e numrit të ndërmarrjeve eksportuese dhe importuese. Numri i ndërmarrjeve eksportuese në vitin 2014, është 2.387 nga 1.943 ndërmarrje, që ishin në vitin 2011, duke u rritur 22,9%./Gazeta Shqip


Më të lexuarat