
Shpenzimet ne zgjedhje, 65 mln leke per 61 parti
Zgjedhjet për 2015 i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 65 milionë lekë, prej të cilave koalicioni i maxhorancës ka marrë më shumë se katërfishin e koalicionit të djathtë.
Kështu koalicioni i majtë në total ka marrë 47.540.448 lekë ndërsa koalicioni i djathë ka marrë 13.503.607 lekë. Për partitë e tjera të cilat nuk ishin të përfshirë në koalicione janë dhënë 3.955.543 lekë.Të gjitha këto lekë i marrin partitë si paradhënie dhe në fund të zgjedhjeve, do ti nënshtrohen auditimit nga Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve për të justifikuar shpenzimin e tyre.
Një e treta e këtyre fondeve ka shkuar për partitë jashtë parlamentare dhe gati 2/3 e tyre për partitë parlamentare. Praktikisht 44,353,728 lekë shkojnë për 6 partitë parlamentare, ndërsa 20,646,272 lekë shkojnë për 55 të tjera jo parlamentare.
Lista me partitë
1.Partia Socialiste e Shqipërisë 18,120,554
2.Partia Demokratike 13,855,542
3.Lëvizja Socialiste për Integrim 4,927,917
4.Partia Republikane 3,089,960
5.Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 2,655,391
6.Partia Demokracia Sociale 2,227,395
7.Partia Demokristiane e Shqipërisë 2,006,636
8.Partia Socialdemokrate e Shqipërisë 1,834,902
9.Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut 1,704,364
10.Partia Lëvizja e Legalitetit 1,583,873
11.Aleanca Demokratike 1,375,465
12.Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë 1,290,560
13.Partia Bashkimi Liberal Demokrat 1,123,180
14.Partia Socialiste e Vërtetë 91 988,749
15.Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar 889,736
16.Partia Balli Kombetar 875,920
17.Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare 844,771
18.Partia Balli Kombëtar Demokrat 650,220
19.Partia G99 639,084
20.Aleanca Arbnore Kombëtare 386,297
21.Partia e Gjelbër 353,684
22.Partia Ligj dhe Drejtësi 325,801
23.Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë 83,333
24.Aleanca Popullore 83,333
25.Partia Mendimi Djathtë Liberal 83,333
26.Partia e Punës e Shqipërisë 83,333
27.Partia Unitetit Kombetar 83,333
28.Partia Shqiptare Atdheu 83,333
29.Partia e Pajtimit Kombëtar 83,333
30.Partia Komuniste e Shqipërisë 83,333
31.Partia Rruga e Lirisë 83,333
32.Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë 83,333
33.Aleanca për Barazi e Drejtësi Europiane 83,333
34.Partia e Çështjeve Shqiptare 83,333
35.Partia e Reformave Demokratike Shqiptare 83,333
36.Partia Komuniste e Shqipërisë 8 Nëntori 83,333
37.Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve 83,333
38.Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve 83,333
39.Partia Personat me Aftësi të Kufizuar 83,333
40.Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë 83,333
41.Partia Ardhmëria Shqiptare 83,333
42.Partia Socialiste e Moderuar 83,333
43.Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim 83,333
44.Aleanca per Demokraci dhe Solidaritet 83,333
45.Partia Demokracia e Re Europiane 83,333
46.Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen 83,333
47.Partia e të Drejtave të Mohuara 83,333
48.Partia Ora e Shqipërisë 83,333
49.Partia e të Drejtave të Mohuara e Re 83,333
50 Partia Konservatore Shqiptare 83,333
51.Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian 83,333
52.Fryma e Re Demokratike 83,333
53.Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Puntorëve të Shqipërisë 83,333
54.Aleanca Europiane Ekologjike 83,333
55.Partia Bashkimi Demokrat 83,333
56.Partia Demokrate e Bashkimit Mysliman të Shqipërisë 83,333
57.Partia për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë 83,333
58.Partia Forca Rinia 83,333
59.Lëvizja Demokratike për Vlera Mirëqënie Progres 83,333
60.Partia Fronti i Majtë 83,333
61.Partia Socialpunëtore Shqiptare 83,333
Më të lexuarat









