Bashkia Kamez hap tenderin: 754.4 mln leke per rindertimin e objekteve arsimore
Bashkia Kamëz ka shpallur një tender me fond 754.4 milionë lekë, për rindërtimin e objekteve arsimore, të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.
Tenderi është i ndarë në 7 lote dhe përfshin çerdhe, kopshte, apo shkolla të mesme. Objektet që do t’i nënshtrohen rehabilitimit apo rikonstruksionit janë si më poshtë, të ndara në lote, me kohën që parashikohet përmbyllja e punimeve:
1.Kohëzgjatja e kontratës për Rindërtimi i shkollës 9 vjeçare “Niko Hoxha” është 11 muaj dhe 1 muaj për detajimin e dosjes së projekt zbatimit.
2.Kohëzgjatja e kontratës për Rindërtimi i çerdhes “Kamzë” është 9 muaj dhe 1 muaj për detajimin e dosjes së projekt zbatimit. 3.Kohëzgjatja e kontratës për Rikonstruksionin e shkollës së mesme “Ibrahim Rugova” është 6 muaj dhe 1 muaj për detajimin e dosjes së projekt zbatimit.
4.Kohëzgjatja e kontratës për Rikonstruksionin e shkollës së mesme “Ahmet Zogu” është 6 muaj dhe 1 muaj për detajimin e dosjes së projekt zbatimit. 5.Kohëzgjatja e kontratës për Rikonstruksionin e shkollës 9 vjeçare “Kamza e Re” është 5 muaj dhe 1 muaj për detajimin e dosjes së projekt zbatimit.
6.Kohëzgjatja e kontratës për Rikonstruksionin e kopshtit “Kamza e Re” është 5 muaj dhe 1 muaj për detajimin e dosjes së projekt zbatimit.
7.Kohëzgjatja e kontratës për Rikonstruksionin e kopshtit “Ahmet Zogu” është 5 muaj dhe 1 muaj për detajimin e dosjes së projekt zbatimit.
Tenderi i shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik do të qëndrojë i hapur deri më 26 shkurt, ora 11:00./Burimi: Scan