Secondary Adv

Vaksinimi perfundon brenda 14 muajve: Shqiperia ne pritje te dozave te AstraZeneca

Brenda 14 muajsh do kryehet i gjithë vaksinimi në vend, deklaroi kryeministri Rama, gjatë inspektimit në stadiumin Air Albania, ku ka filluar vaksinimi i të moshuarve.

 

Nga sot do të kryehen 300-500 vaksinime në ditë. “Për rreth 1 mijë persona vaksinimi do përfundojë këtë javë ndërkohë që po shtrihet në të gjithë rrjetin e bluzave të bardha. Sot janë prezent dhe mjekë nga Mati dhe Bulqiza, nesër do jemi në Vlorë do vazhdojmë me zonën poshtë. Do vazhdojmë me një numër tjetër të moshuarish që janë personalitete që duhet ti mbajmë sa më mirë dhe jo thjesht të kujtohemi kur vdesin e të mbajmë fjalime. Presim nga dita në ditë konfirmimin për marrëveshjen e 360 mijë dozave të AstraZenenca.

 

Mbrëmë kemi pasur një konkakt me një shtet mik në kuadër të kontakteve dhe kemi shumë shpresë realiste që do kemi sasi tjetër dhe mbetemi të bindur se skenari i vaksinimit të popullatës që do të vaksinohet të realizohet. Brenda 14 muajsh të kemi kryer të gjithë vaksinimin”. Një ditë më parë filloi vaksinimi i të moshuarve në Shkodër. Vaksinimi ka filluar edhe për mjekët në rrethe, ndërkohë deri më tani janë vaksinuar 1100 mjekë që kanë marrë dozën e parë, dhe 650 të tjerë që kanë përfudnuar vaksinimin. Vaksinimi në vend filloi më 11 janar./Burimi: Monitor


Më të lexuarat