Secondary Adv

Nis sot vaksinimi ne Vlore: Te dielen rradha e personaliteteve mbi 80 vjec

Pas Tiranës e Shkodrës ka nisur sot vaksinimi i mjekëve e infermierëve në qytetin e Vlorës.

 

Kryeministri Rama tha se ditën e diel do të vaksinohen figurat e shquara në moshë të tretë +80 vjeç dhe se brenda marsin mbërrijnë 40 mijë doza të Pfizer. Gjatë ditës së djeshme janë kryer 612 vaksinime anti-COVID për personelin shëndetësor dhe në shtëpitë e të moshuarve. Që nga fillimi i vaksinimit, e kanë marrë dozën e parë të vaksinës 1693 persona, 620 mjekë dhe infermierë kanë marrë dozën e dytë dhe në total janë kryer 2313 vaksina antiv-COVID. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiliu nga Vlora bëri me dije se procesi i vaksinimit do të nisë te personalitetet e moshuara +80 vjeç që kanë sëmundje të tjera, për të vijuar më pas me të moshuarit e tjerë të kësaj grup moshe.

 

Në qytetin e Vlorës, aty ku nisi procesi i vaksinimit, ministrja bëri me dije se do të jenë rreth 200 individë që do të bëjnë dozën e parë, teksa tha se duhet të respektomë masat anti-COVID, për të mos shkruar në marrjen e masave të tjera kufizuese. "Ato grupmosha që kanë sëmundje që i bëjnë prioritar në rendin e vaksinimit dhe ardhjen e vaksinave të tjerat të shtrihet vaksinimi dhe për këtë grupmoshë. Nuk duam që të shkojmë drejt masave kufizuese. Sot në Vlorë do të vaksinohen rreh 200 individë", tha ministrja./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat