Secondary Adv

Ligj i ri per te huajt: Lehtesohen procedurat, do pajisen me leje unike

Një seri ndryshimesh në Ligjin “Për Të Huajt” do të adresojnë një seri vështirësish që ata hasin për marrjen e vizave, lejet e qëndrimit e të punësimit në Shqipëri.

 

Projektligji, i cili ka nisur të shqyrtohet nga Kuvendi, ka si qëllim përmirësimin e mekanizmave të nevojshëm për lëshimin e vizave elektronike on-line, duke synuar zgjidhjen e problematikave të ndeshura gjatë zbatimit të tij, lidhur me pamundësinë për të mbuluar shumë vende me misione diplomatike apo poste konsullore. Projektligji në dispozitat e tij plotëson një nga mangësitë e legjislacionit të mëparshëm për të huajt, duke integruar pajisjen me leje unike, e cila garanton një procedurë të vetme të aplikimit për të huajt, që kanë për qëllim të punojnë dhe të qëndrojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

 

Gjithashtu, projektligji synon përmirësimin e dispozitave të lidhura me çështjen e punësimit të shtetasve të huaj në Republikën e Shqipërisë, duke qartësuar afatet kohore dhe procedurat për t’u pajisur me leje unike, si dhe duke reduktuar pengesat e panevojshme për punësimin e shtetasve të huaj në territorin e Republikës së Shqipërisë. Projektligji nëpërmjet dispozitave të tij përcakton mundësinë për t’u pajisur me leje qëndrimi edhe për kategoritë e të huajve të cilët kanë hasur vështirësi në të shkuarën, si pensionistët e huaj apo personat pa shtetësi. Ndërkohë që çështë edhe më e rëndësishmja, drafti synon pajtueshmërinë e dispozitave të tij me objektivat e shtetit shqiptar për të lehtësuar hyrjen dhe qëndrimin e investitorëve./Burimi: SCAN


Më të lexuarat