Secondary Adv

Korridori 8, Haxhinasto: Rajoni duhet te heqe barrierat jofizike per ndertimin e hekurudhes

 

Ministri Haxhinasto merr pjesë në takimin e korridoreve Evropiane të transportit TEN-T në Riga. Pjese e rëndësishme e procesit është edhe hekurudha, për të cilën Ministri Haxhinasto deklaroi se qeveria shqiptare është duke i kushtuar shumë vëmendje, nëpërmjet studimit dhe projektimit për lidhjen Tiranë – Durrës dhe me Aeroportin e Rinasit, si dhe për projektin e fizibilitetit për të gjithë rrjetin hekurudhor shqiptar, duke përfshirë edhe lidhjet me fqinjët.


Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, mori pjesë në takimin e ministrave të Transportit të Ballkanit Perëndimor në Riga. Ai tha se hapi i parë konkret në zbatimin e rrjetit bazë të dakordësuar midis palëve, në kuadër të proçesit të Berlinit, është krijimi i grupit teknik me Malin e Zi, për të përgatitur aplikimin për studim fizibilitetit për projektin e Autostradës Adriatiko-Ioniane, pranë institucioneve financiare në BE, i cili do të mblidhet në Tiranë javës që vjen.


Ai gjithashtu informoi për angazhimin në plotësimin e studimeve dhe programimin e investimeve për Korridorin Veri-Jug, pjesë e kësaj autostrade. “Dëshiroj t’ju informoj se kemi punuar në terma konkrete në lidhje përfundimin e të gjitha studimeve për segmentet e Korridorit Adriatiko – Jonian, të tilla si Thumanë – Vora, By-pass i Tepelenës, apo lidhja Tiranë – Durrës. Sa i takon punimeve kemi pasur progres konkret, sa i takon zbatimit të By-passit të Rrogozhinës, atij të Fierit dhe shumë segmente të tjerë pjesë e këtij Korridori”:- tha ai.

 

 

Pjese e rëndësishme e procesit është edhe hekurudha, për të cilën Ministri Haxhinasto deklaroi se qeveria shqiptare është duke i kushtuar shumë vëmendje, nëpërmjet studimit dhe projektimit për lidhjen Tiranë – Durrës dhe me Aeroportin e Rinasit, si dhe për projektin e fizibilitetit për të gjithë rrjetin hekurudhor shqiptar, duke përfshirë edhe lidhjet me fqinjët. Duke falenderuar edhe Komisionin për mbështetjen e dhënë, ai deklaroi aprovimin e financimit të studimit të fizibilitetit për linjën hekurudhore të Korridorit VIII-të, rehabilitimin e segmentit Durrës-Lin-Pogradec, si dhe ndërtimin e linjës së re Lin- Kufiri me Maqedoninë.
Pjese e temave te diskutimit ishin edhe barrierat jo-fizike, të cilat kanë rezultuar me kosto jashtëzakonisht të lartë, në një studim të fundit të Bankes Boterore, për të cilat Ministri u shpreh se mund të bëhet shumë më tepër, për lehtësimin e kalimeve kufitare.


Duke folur për masa të tjera, Ministri Haxhinasto deklaroi:- “Mbështes shumë idenë se duhet të bëjmëmë shumë për qëndrueshmërinë në sistemet e transportit, ku sapo kemi konkluduar një marrëveshje me Bankën Botërore, për mirëmbajtjen e rrjetit rrugor kombëtar me financim rreth 130 milionë USD për 5 vitet e ardhshme, e cila do të na ofrojë shërbime shumë më cilësore në rrugët tona kombëtare.” Ai theksoi, se siguria rrugore është prioritet për sektorin e transportit rrugor shqiptar dhe se ky komponent duhet parë më seriozisht në të ardhmen. “Rezultati që kemi pasur është 25% më pak aksidente në 2 vitet e fundit, i arritur nëpërmjet investimeve në sinjalistikë, të cilat do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”- tha ai.


Në përfundim të fjalës së tij, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës ftoi homologët e Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë në ndërmarrjen e një tryeze të përbashkët në Tiranë, për të siguruar vazhdimësi në proçesin e heqjes së barrierave jo-fizike për transportin midis vendeve fqinje.


Më të lexuarat