Secondary Adv

Rritet numri i fermave ne Shqiperi

Bujqësia nuk reflekton strategjitë e qeverisë për ngritjen e kooperativave dhe fermave të mëdha, por vazhdon prodhimin në nivele të ulëta në sipërfaqe të vogla. Në vitin 2014, sipas statistikave bujqësore dhe blegtorale vihet re një rritje e numrit të fermave me 0,4% krahasuar me një vit më parë, e shoqëruar kjo me rënie të madhësisë mesatare të fermës me 0,6%.


Kështu, numri i fermave në vitin 2012 ishte 350 916, ndërsa në vitin 2014 u rrit në 352 315. Por kjo u shoqërua me copëzimin e sipërfaqes bujqësore. Madhësia mesatare e fermës në vitin 2014 rezulton 1.16 ha, nga 1.17 ha që ishte në vitin 2012.


Shifrat zyrtare të Institutit të Statistikave, tregojnë një performancë pozitive të këtij sektori gjatë vitit që lam pas. Por këto shifra nuk përkthehen në të njëjtën mënyrë nga kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, sipas të cilit statistika tregon thjeshtë formalizimin e tyre.Nga ana tjetër, referuar shifrave të INSTAT, ka pasur edhe një rritje të prodhimit gjatë vitit 2014, ku vetëm, perimet janë regjistruar në prej 2,8 % më shumë se një vit më parë.


INSTAT bën me dije se prodhimi i pemëve frutore në vitin 2014 ishte 220.000 ton duke shënuar një rritje prej 0,9 % krahasuar me një vit më parë. Niveli më i lartë i prodhimit të pemëve frutore u arrit në qarkun e Korçës me 63.965 ton.


Më të lexuarat