Secondary Adv

FSHZH shpall tenderin: 34 mln leke per ndertimin e ures se Darzezes

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur një tender me fond 34.3 milionë lekë për Fierin.

 

Fondi do të shkojë për ndërtimin e Urës Automobilistike së Darëzezës, projekt që do të përmbyllet brenda një afati kohor 2 javor, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues. “Kontraktori mbulon të gjitha punimet që lidhen me konstruksionin e urës, largimin e materialeve të papërshtatshme në hedhurina, dhe skarpatimin e shpateve” specifikohet në detajet e tenderit. Projekti i shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik do të qëndrojë i hapur deri më 22 mars, ora 11:30./Burimi: SCAN


Më të lexuarat