Kreu i OBSH per Europen deklaron: Pandemia do zgjase deri ne fillim te 2022
Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën Hans Kluge, ditën e djeshme tha se pandemia e Covid do përfundojë në fillim të vitit 2022.
Ai theksoi për televizionin shtetëror danez DR se gjatë vitit 2021 COVID-19 do të vazhdojë por do të jetë më i menaxhueshëm se sa në vitin 2020, duke shtuar se më e keqja ka mbaruar dhe se tani kemi më shumë informacion lidhur me virusin. Megjithatë ai tha se askush nuk mund të dijë se si do të zhvillohet COVID-19. “Do të vazhdojë të ketë virus, por nuk mendoj se do të nevojiten kufizime. Ky është një mesazh optimist”, tha ai. Kluge është shprehur se variantet e reja të COVID-19 janë normale megjithëse shpejtësia e përhapjes së tyre është shqetësuese.
Sipas tij OBSH-ja është duke monitoruar nga afër efektivitetin e vaksinave të zhvilluara anti-COVID, pasi për shkak të mutacioneve të virusit ndoshta do të jetë e nevojshme të ndryshojnë për të luftuar edhe variantet e reja. Klegu tha se variantet e reja nuk do të bëjnë që situata e pandemisë të dali jashtë kontrollit por ato po ushtrojnë një presion tepër të madh mbi shëndetësinë. Numri aktual i infektimeve ka shkuar 111.991.957, ndërkohë që ai i viktimave është 2,478,837 në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë. Ndërkohë vaksinimi ka nisur në shumicën e vendeve të pasura dhe procesi po vazhdon pavarësisht vështirësive në prodhim nga kompanitë farmaceutike/Burimi: Shqiptarja.com