Secondary Adv

FSHZH projekt turistik ne Korce: Ja godina qe do ndertohet ne qender te qytetit

FSHZH vijon suportin e tij ndaj zhvillimit të turizmit në Valbonë e më pas në Vermosh për të siguruar ambiente pritëse të ngrohta, ndërsa ndalesa e radhës është në Korçë.

 

Objekti në fjalë do të rikonceptohet si një godinë që krahas ambienteve të hotelit do të ofrojë një sërë mundësish, duke u kthyer kështu në një qendër promovuese ndaj zhvillimit të turizmit dhe vlerave kulturore të objektit. Kjo e fundit është e vendosur në bulevardin “Fan Noli, “në zemër të qytetit” kufizohet ne jug nga rruga 6 Dëshmorët, për të shfrytëzuar deri në orët e shëtitjeve të pasdites, në vijim të aktiviteteve familjare. Dhe jo vetëm, një mundësi e mirë për organizime të Workshopeve nga institucionet, për shkak të mënyrës si janë konceptuar hapësirat.

 

Përsa i përket shërbimeve, ndërtesa do të fillojë me bodrumin ku përfshihen ambiente ndihmës, (lavanderi, 2 ambiente teknike), si dhe ambient degustimi, (vinoteke), kuzhinë etj. Në katin përdhe do të përmbajë 6 dhoma dhe zyra Workshop, si dhe ambiente bar kafe. Në katin e parë do të ketë 11 dhoma, në katin e dytë do të fokusohet në shërbime si salla e konferencave dhe restoranti. Ndërkohë në katin e tretë do të ketë 12 dhoma, si dhe mund të shfrytëzohet ambienti i papafingos dhe çatisë. Investimi parashikohet të mbyllet brenda vitit, për tu vënë në funksion të qytetit./Burimi: SCAN


Më të lexuarat