
Detyrat e para te kryebashkiakeve te rinj
Një vendim i Këshillit të Ministrave që tashmë ka marrë fuqi ligjore është ai që parashikon se bashkitë e reja që janë në proces ristrukturimi do të operojnë me struktura tranzitore, që do të miratohen nga kryetarët e tyre brenda 1 muaji nga marrja e mandatit.
Një detyrë tjetër e kryebashkiakëve të rinj është ajo e transferimit të personelit nga njësitë që shkrihen te njësitë e reja të krijuara e që drejtohen prej tyre dhe administrimi i të gjithë dokumentacionit të njësive që pushojnë se ekzistuari nga ndarja e re administrative-territoriale. Ky proces duhet të përfundojë brenda 5 muajve nga nisja e mandatit.
Nga ana tjetër, njësitë vendore që shkrihen do të duhet që brenda 1 muaj nga konstituimi i bashkive të reja, të depozitojnë dosjet e personelit dhe brenda 2 muajve, të dorëzojnë edhe pasqyrat financiare që përfshijnë tërësinë e aktivitetit të tyre deri në datën e fundit të funksionimit. Do të jetë bashkia e re ajo që do të bëjë integrimin e pasqyrave financiare të njësive që shkrihen me pasqyrat e veta.
Bashkimi financiar i njësisë së re me njësitë që shkrihen duhet të përmbyllet deri në përfundim të vitit. Procesi i nisjes së administrimit të njësive vendore nga kryebashkiakët e rinj do të asistohet nga ministri për Çështjet Vendore dhe Agjencia për Zbatimin e Reformës Administrative-Territoriale.
Bashkite e fituara nga ASHE
1- Bashkia Tirane - Erion Veliaj
2- Bashkia Durrës - Vangjush Dako
3. Bashkia Tepelenë - Tërmet Peçi
4. Bashkia Sarandë - Florjana Koka
5. Bashkia Korcë - Sotiraq Filo
6. Bashkia Maliq - Gëzim Topçiu
7. Bashkia Divjake - Fredi Kokoneshi
8. Bashkia Gramsh - Luljeta Dollani
9. Bashkia Peqin - Saimir Hasalla
10. Bashkia Belsh - Arif Tafani
11. Bashkia Urë Vajgurore - Juliana Memaj
12. Bashkia Poliçan - Adriatik Zotkaj
13. Bashkia Roskovec - Majlinda Bufi
14. Bashkia Konispol - Shuaip Beqiri
15. Bashkia Mirditë - Ndrec Dedaj
16. Bashkia Fushë-Arëz - Fran Tuci
17. Bashkia Libohovë - Luiza Mandi
18. Bashkia Kolonjë - Arben Malo
19. Bashkia Pukë - Gjon Gjonaj
20. Bashkia Delvinë - Rigels Balili
21. Bashkia Skrapar - Nesim Spahiu
22. Bashkia Has - Adem Lala
23. Bashkia Pustec - Edmond Themelko
24. Bashkia Këlcyrë - Klement Ndoni
25. Bashkia Cërrik - Altin Toska
26. Bashkia Kurbin - Artur Bardhi
27. Bashkia Rrogozhine - Beqir Nuredini
28. bashkia Librazhd – Kastriot Gurra
29. Bashkia Lushnje - Fatos Tushe
30. Bashkia Memaliaj - Durim Roshi
31. Bashkia Fier - Armando Subashi
32. Bashkia Elbasan - Qazim Sejdini
33. Bashkia Patos - Rajmonda Balilaj
34. Bashkia Gjirokaster - Zamira Rami
35. Bashkia Prrenjas - Miranda Rira
36. Bashkia Shijak - Ardian Kokomani
37. Bashkia Kucove - Selfo Kapllani
38. Bashkia Bulqize - Melaim Damzi
39. Bashkia Vlore - Dritan Leli
40. Bashkia Diber - Shukri Xhelili
41. Bashkia Kavaje - Elvis Rroshi
42. Bashkia Kruje- Artur Bushi
43. Bashkia Berat - Petrit Sina
44. Bashkia Himarë - Jorgo Goro
Bashkite e fituara nga APPD
1. Bashkia Vau i Dejës - Zef Hila
2. Bashkia Pogradec - Eduart Kapri
3. Bashkia Vorë - Fiqiri Ismaili
4. Bashkia Mat - Nezir Rizvani
5. Bashkia Selenice - Përparim Shametaj
6. Bashkia Klos - Basir Çupa
7. Bashkia Përmet - Niko Shupuli
8. Bashkia Tropojë - Besnik Dushaj
9. Bashkia Mallakastër - Agron Kapllanaj
10. Bashkia Dropull - Arqile Deçka
11. Bashkia Kukes - Bashkim Shehu
12. Bashkia Devoll - Bledjon Nallbati
13. Bashkia Lezhe - Fran Frrokaj
14. Bashkia Kamzes - Xhelal Mziu
15. Bashkia Shkodër - Voltana Ademi
Të tjera
1. Bashkia Finiq - Leonidha Hristo i partise MEGA (Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen)
Më të lexuarat








