Secondary Adv

Opozita prezanton programin per energjine: Ulet cmimi per konsumin deri ne 300 kv/ore

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar programin e kësaj force politike për energjinë elektrike.

 

Basha foli për liberalizim të tregut dhe krijimin e një burse për energjinë teksa shtoi se qytetarët do e zgjedhin vetë se ku do e blejnë energjinë elektrike. Kryedemokrati u zotua për ulje të çmimit të energjisë elektrike për 70% të familjeve shqiptare për ata që konsumojnë deri në 300 kv/orë në muaj. “Ne do të ulim faturën e energjisë elektrike për 70% të familjeve shqiptare duke ngritur një sistem faturimi me dy fasha dhe duke ulur çmimin e energjisë për ata që konsumojnë deri në 300 kv/orë në muaj.

 

Ne do të LIBERALIZOJMË tregun e energjisë elektrike, duke u dhënë konsumatorëve MUNDËSINË të zgjedhin vetë se te cili operator do ta blejnë energjinë. Në funksion të kësaj, angazhimi ynë kyç është ngritja e bursës së energjisë. Biznesi do te furnizohet më lirë dhe më mirë, duke rritur kështu konkurrueshmërinë e tij dhe mundësitë për të gjeneruar punësim.” Lulzim Basha deklaroi se do të bashkojë tregjet e energjisë Shqipëri-Kosovë duke kombinuar prodhimin nga TEC-et në Kosovë.

 

Unë angazhohem për bashkimin e tregjeve të energjisë me Kosovën duke kombinuar prodhimin nga TEC-et në Kosovë për energji elektrike bazë ndërsa ajo e prodhuar në Shqipëri do të përdoret për të mbuluar kërkesën në kohën e pikut. Do të marrin fund ditët e nëpërkëmbëmjes dhe pagesave korruptive që i kërkohen investitorëve dhe sipërmarrjes nga kjo administratë.” Më tej Basha garantoi menjëherë pas zgjedhjeve qeveria do të përqendrohet në zgjidhjet e problemeve me përmbytjet në qytete dhe përfundimin e riparimit të gjitha dëmeve të tërmetit./Burimi: Scan


Më të lexuarat