Secondary Adv

Rriten eksportet Shqiptare, shkak kriza ne rajon

Marrëdhëniet tregtare të Shqipërisë me Turqinë zënë një peshë kryesore në totalin e volumit të shkëmbimeve tregtare të vendit. Por duke filluar nga viti 2010, eksportet shqiptare drejt Turqisë janë pesëfishuar dhe kanë qenë në vlerë sa 50% e importeve nga ky shtet.


Megjithatë, gjatë pesë viteve të fundit, importet nga ky vend kanë qenë disa herë më të larta se eksportet, duke shënuar një disbalancë të theksuar.
Por në vlera të përqindjes, eksportet shqiptare drejt Turqisë kanë shënuar një rritje të konsiderueshme, sidomos në periudhën më të nxehtë të krizës ekonomike në Greqi, pra në vitet 2011 – 2013.Kjo tregon se, prodhuesit shqiptarë janë orientuar drejt tregjeve të reja në pamundësi të shtetit grek, i cili ka qenë një nga dy partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë, për të thithur mallrat shqiptare.


Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave vërtetojnë pikërisht këtë trend, ku duke filluar nga viti 2010, eksportet shqiptare drejt Turqisë janë pesëfishuar dhe kanë qenë në vlerë sa 50% e importeve nga Turqia. Ecuria e eksporteve ka qenë e qëndrueshme edhe nëse krahasojmë të dhënat për katër muajt e parë të këtij viti, duke zënë përafërsisht 6.3% të volumit.


Importet shqiptare nga Turqia kanë ruajtur gjithnjë një trend të qëndrueshëm, duke qenë se jemi një vend me defiçit tregtar. Po sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, trendi i qëndrueshëm vërteton varësinë e ekonomisë shqiptare ndaj këtyre produkteve që janë kryesisht lëndë e parë për industrinë ushqimore dhe atë tekstile.


Më të lexuarat