Secondary Adv

QKB thirrje bizneseve: Te zbardhen pronaret e vertete, ja deri kur kane afat

Përmes një njoftimi QKB njofton të gjithë subjektet se kanë afat deri më 31 mars për të depozituar në regjistrin e pronarëve përfitues emrat dhe kuotat e aksionerëve.

 

Ligji “Për pronarin përfitues” miratuar më datë 29.7.2020 parashikon jo më vonë se data 31.1.2021, krijimin e regjistrit të pronarëve përfitues, ku do të regjistrohen të dhënat e pronarëve përfitues të subjekteve që kanë detyrimin e raportimit të tyre. Këto të dhëna, duhet të regjistrohen jo më vonë se 60 ditë kalendarike nga data e krijimit të regjistrit. Qendra sqaron bizneset se pronar përfitues është individi i cili ka në pronësi ose kontrollon i fundit subjektin tuaj, përmes pronësisë direkte ose indirekte të 25% ose më tepër, të: aksioneve/kuotave; pjesëmarrjes në kapitalin e subjektit tuaj; të drejtave të votimit; ose përfiton nga transaksionet e kryera nga subjekti juaj në emër të tij.

 

Pronësia direkte, është pronësia e mbajtur nga një individ prej 25% ose më tepër të aksioneve/kuotave të kapitalit ose të interesave të pronësisë në një subjekt raportues. Pronësia indirekte, është pronësia ose kontrolli i ushtruar nga i njëjti individ në një ose më shumë persona juridikë, të cilët veçmas ose së bashku zotërojnë 25% ose më tepër të aksioneve/kuotave të kapitalit ose të interesave të pronësisë në subjektin tuaj. Ndërkohë, me kontroll, do të kuptohet, kontrolli ose pronësia në një person juridik, trust ose marrëveshje të tjera ligjore.

 

Në rast se pronësia indirekte ushtrohet me anë të një trust-i, duhet të identifikoni dhe regjistroni si pronar përfitues: Krijuesin; kujdestarin/të mirëbesuarin; mbrojtësin, nëse ka, dhe përfituesit ose kur personat që përfitojnë nga marrëveshja ligjore ose entiteti ende nuk janë përcaktuar, klasa e personave për interesin kryesor të të cilëve marrëveshja ligjore ose entiteti është krijuar ose operon; ose çdo individ tjetër që ushtron kontrollin e fundit mbi trustin me anë të pronësisë direkte ose indirekte ose me mjete të tjera./Burimi: Scan


Më të lexuarat