Secondary Adv

Ekspertet paralajmerojne masa te reja: Skenaret dhe propozimet

Komiteti i ekspertëve vendosi që masat kufizuese për parandalimin e pandemisë të mbeten të pandryshuara, që do të thotë se lëvizja do jetë e lirë deri në orën 20:00.

 

Por ditën e sotme, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino foli për një ashpërsim të masave me një vendim të ri që pritet të njoftohet ditën e hënë pas vlerësimit të situatës përgjatë fundjavës.

 

Skenarët

Nga skenarët e përfolur deri më tani përjashtohen lirimi i masave për një kohë të pacaktuar. Pak ditë më parë, zv/ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini tha në ABC se dy propozimet kryesore janë ai për stacionim të orës policore, ose zgjatje të saj. Ndërkohë që skenarët e tjerë që janë përfolur janë karantinë për një muaj, mbyllje përgjatë fundjavës ose zgjatja e orës policore nga ora 18:00 deri në orën 06:00. Vendimi për masat e reja pritet të komunikohet nga autoritete shëndetësore në fillim të javës së ardhshme.

 

Vaksinimi

Aktualisht në vend po vazhdon procesi i vaksinimit për personelin shëndetësor dhe të moshuarit mbi 80 vjeç, ndërkohë që në listë pas tyre janë grupet e rriskuara me sëmundje bashkëshoqëruese. Kreu i qeverisë Edi Rama ka deklaruar se më pas do të vijohet me mësuesit dhe efektivët e policisë në mënyrë që deri në stinën e verës një pjesë e madhe e popullsisë të jetë imunizuar. Deri më tani në Shqipëri kanë mbërritur rreth 16 mijë vaksina nga kontrata me Pfizer, ndërkohë që pritet që ditën e hënë të mbërrijë edhe një parti me 15 mijë të tjera./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat