Secondary Adv

Ndryshon koncesioni i skanimit ne dogana: 3.35 mln euro efekti ne buxhet

Parlamenti ka miratuar ndryshimet në kontratën koncesionare për skanimin e kontenierëve, duke lejuar shtyrjen e pagesave për peirudhën shtator-nëntor 2020.

 

Shkak për këto ndryshime u bë pamundësia nga ana e qeverisë për të likujduar detyrimet ndaj koncesionarit, si pasojë e alokomit të fondeve buxhetore për përballimin esituatës së krijura ng COVID-19. Gjatë diskutimeve në ndryshimeve në Kuvend, deputetja Rudina Hajdari kujtoi se për këtë koncesion, qeveria aktuale premtoi anulimin. Sipas ndryshimeve të parashikuara në marrëveshjen koncesionare, pagesat e shtyra do të duhet të likujdohen gjatë vitit 2022, ndërkohë që efekti financiar në buxhetin e këtij viti do të jetë 3.35 mln euro./Burimi: Scan


Më të lexuarat