Secondary Adv

COVAX do shperndaje 237 mln doza vaksine deri ne Maj: Perfitojne 142 shtete

Programi i ndarjes së vaksinave, COVAX ka njoftuar të martën se do të shpërndajë 237 milionë doza nga vaksina e AstraZeneca-s në 142 vende deri në fund të maji.

 

Afati kohor për shpërndarjen e dozave, të prodhuara nga AstraZeneca dhe nga Instituti Serium i Indisë, do të ndahet në orare të veçanta dymujore, tha COVAX në një deklaratë. Afat i parë është periudha shkurt-mars dhe i dyti në prill-maj. “Këto afate kohore varen nga një larmi faktorësh duke përfshirë kërkesat rregullatore kombëtare, disponueshmërinë e furnizimit dhe përmbushjen e kritereve të tjera të tilla si vendosja e vlefshme e planeve kombëtare të vaksinimit,” thuhet më tej në deklaratë.

 

COVAX është programi i mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për të siguruar vaksina për vendet e varfra dhe me të ardhura të mesme. Ky mekanizëm nisi javën e shkuar me dërgesat e para në në Gana dhe Bregun e Fildishtë. Duke e përshëndetur fushatën si një “partneritet të paprecedent “, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se Angola, Kamboxhia, Republika Demokratike e Kongos dhe Nigeria mund të presin gjithashtu dërgesat e vaksinave të furnizuara me COVAX të martën./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat