Secondary Adv

Pronat qe preken nga ndertimi i Spitalit Rajonal te Fierit: Miratohen shpronesimet

Agjencia Shtetërore për Shpronësimin ka shpallur kërkesën për shpronësim, për interes publik të pronave që preken nga projekti Ndërtimi i Spitalit Rajonal Fier. 

 

Agjencia Shtetërore për Shpronësimin ka shpallur kërkesën për shpronësim, për interes publik të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Spitalit Rajonal Fier”. Subjekti kërkues i këtij projekti është Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Vlera totale paraprake e  shpronësimit është 20,892,266 (njëzetë milionë e tetëqind e nëntëdhjetë e dy mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e gjashtë) lekë. Ky spital po ndërtohet me financimin e Turqisë./Burimi: SCAN


Më të lexuarat