Secondary Adv

Koncesioni i Portit te Durresit sjell shqetesime ne KE: Kerkohen sqarime nga qeveria

KE i ka kërkuar sqarime qeverisë shqiptare pas marrëveshjes me kompaninë “Emaar” nga Emiratet e Bashkuara Arabe për dhënien me koncension të portit të Durrësit.

 

E pytur nga gazetarja e ABC, Erisa Zykaj, nëse kjo marrëveshje e qeverisë shqiptare thyen rregullat e marrëveshjes së Stabilizim- Asocimit, BE-Shqipëri, zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero Hernandez është përgjigjur: “BE është në dijeni të marrëveshjes së përfunduar në nëntor të vitit të kaluar midis Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila përfshin një rizhvillim të madh të portit të Durrësit.

 

BE u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të japin sqarime në mënyrë që të vlerësojnë pajtueshmërinë e marrëveshjes me marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit midis BE dhe Shqipërisë”. Qeveria shqiptare nënshkroi në nëntor një marrëveshje me kompaninë nga EBA, “Emaar” për të dhënë me koncension portin e Durrësit, ndërsa parashikohet që aktiviteti i ngarkimit dhe shkarkimit të mallrave të spostohet në zonën e Porto Romanos./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat