Vleresimi teknik i instalimeve te Gazsjellesit: TAP shpall tenderin
Është shpallur tenderi për vlerësimin teknik në instalimet e Gazsjellësit TAP.
Fondi i vënë në dispozicion është 52.7 milionë lekë. Konkretisht, sipas dokumentacionit bashkëlidhur tenderit, fondi do të kanalizohet në shërbime për tubacionet e gazit, shërbime projektimi, shërbime për kontrolle teknike, testime teknike, apo analiza dhe shërbime konsulence. “Verifikimi i gjendjes teknike të pajisjeve, instalimeve, do të shërbejë në përcaktimin dhe evidentimin e problematikave teknike përpara se ato të krijojnë dëmtime serioze dhe avari të mundshme të sistemit.
Ky vlerësim njëkohësisht për vlerësimin e përputhshmërisë me kërkesat e standardeve për operimin dhe mirëmbajtjen e instalimeve si dhe do të përcaktojë ndërhyrjet e nevojshme për riparim, optimizim dhe masat parandaluese që duhen marrë në vijim për të siguruar operim të sigurt dhe jetëgjatësi të pajisjeve” shpjegohet më tej. Që nga përzgjedhja e subjektit fitues, kontrata do të ketë një kohëzgjatje 2 vjeçare për ekzekutim./Burimi: Scan