Secondary Adv

Covid ne Shqiperi: Femrat me te prekura, Tirana qyteti me i papergjegjshem

Lokale të mbushura plot, qytetarë të grumbulluar e shpeshherë pa maska, është kjo pamja që të ofron kryeqyteti në një situatë kur shifrat e të infektuarve janë në rritje.

 

Në një vit pandemi me 109,674 qytetarët infektuar duket se më të prekura nga virusi janë femrat me 52%, kurse 48% e të infektuarve janë meshkuj. Po pavarësisht se femrat infektohen më shumë, referuar të dhënave zyrtare, 67% e viktimave janë meshkuj ndërsa 33% femra. Në total deri me tani koronavirusi ka marrë 1,856 jetë në vendin tonë. 30-39 vjeç, një moshë relativisht e re është grupmosha më e prekur nga COVID, 19% nga totali i të infektuarve. Ndërsa fëmijët zënë 2% nga mosha 0-9 vjec dhe 4% nga mosha 10-19 vjeç. Fatalitete janë shkaktuar më së shumti në moshat 70+, me konkretisht 48% e viktimave. Gjatë muajit shkurt shifrat e të infektuarve u rritën ndjeshëm çka është përkthyer dhe në shtrimet në spitalet COVID, ku ndodhen më shumë se 600 pacientë të hospitalizuar./Burimi: Shqiptarja. com


Më të lexuarat