Secondary Adv

20.3 mld leke investime publike ne muajt nentor dhe dhjetor

 

Alokimi i fondeve për investimet kapitale edhe këtë vit nuk do ti shmanget traditës duke u përqendruar në muajt e fundit të vitit.Sipas planit të ministrisë së Financave në muajt nëntor dhe dhjetor janë planifikuar të disburësohen 20.3 miliardë lekë investime, të cilat përbëjnë 30 për qind të totalit të fondit prej 68 miliardë lekësh të vënë në dispozicion këtë vit.

 

 

Në muajt e parë të vitit programi rezulton të jetë i ulët, duke ardhur në rritje në vjeshtë dhe më pas në muajt e mbetur të vitit. Investimet kapitale edhe këtë vit nuk po dalin nga dobësitë e shfaqura qysh një vit më parë. Megjithë planin e ulët të investime në 5 mujorin e parë ato rezultojnë të jenë realizuar vetëm 84 %, pavarësisht nevojave të mëdha që ka vendi për investime.


Përdorimi me eficencë i investimeve shihet të jetë mjeti më i rëndësishëm që qeveria ka në dorë për mbështetjen e rritjes ekonomike.Më herët Ministria e Financave ka renditur një sërë arsyesh të cilat kanë si pikënisje projektet e paplota deri te procedurat burokratike që janë krijuar me selektimin e të gjitha investimeve që financohen.Vitin që shkoi zyrtarët e financave patën njoftuar se se, nuk do të financohet asnjë projekt, pavarësisht rëndësisë, nëse nuk i ka të qartësuara të gjitha kostot dhe sidomos ato që lidhen me mirëmbajtjen, pasi të ketë përfunduar objekti.


Por nga ana tjetër kalimi i përgjegjësisë nga Ministria e Financave te ajo Ekonomisë vonon alokimin e fondeve, fenomen ky i evidentuar edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar./Monitor


Më të lexuarat