Secondary Adv

Pallati i Kongreseve drejt rikonstruksionit: Shpallet tenderi per fasaden e nderteses

Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka shpallur një tender me fond 9.8 milionë lekë, për Pallatin e Kongreseve.

 

Objekti i tenderit është “Suvatimi me suva plastike i fasadës”.“Gjendja e përgjithshme strukturale e godinës paraqitet të jetë e mire. Pjesën më të madhe në përqindje në veshjen e fasadës e zë xhami struktural i cili gjithashtu paraqitet në gjendje të mire. Probleme të degradimin paraqesin vetëm pjesët e strukturës të suvatuara me suva plastike.

 

Për këtë arsye lind nevoja për pastrim, riparim apo zëvendësim të shtresave të dëmtuara dhe zëvendësimi i tyre me shtresa të reja dhe materiale rezistente, duke rritur sigurinë dhe aspektin estetik të këtij objekti me rëndësi të veçantë”specifikohet në dokumentacionin bashkangjitur tenderit. Tenderi i shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik do të qëndrojë i hapur deri më 16 mars dhe ka një afat kohor për ekzekutim prej 45 ditësh, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues./Burimi: Scan


Më të lexuarat