Secondary Adv

Bashkia e Pukes shpall tenderin: 145.3 mln leke per ujesjellesin e fshatit Gjegjan

Bashkia Pukë ka shpallur një tender me fond 145.3 milionë lekë, për ujësjellësin e fshatit Gjegjan.

 

Sipas detajeve teknike, objekti i tenderit është përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë zonën dhe përfshin ndërtimin e linjës së transmetimit dhe të shpërndarjes në këtë zonë. Ndër të tjera, parashikohet instalimi i matësve të ujit për secilin konsumator, apo grupeve konsumatore. Sipas të dhënave të tenderit të shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik, projekti do të manifestohet brenda një afati kohor 15 mujor, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues./Burimi: SCAN


Më të lexuarat