Raporti më i fundit i publikuar nga Gallup për mireqënien në bazë të kritereve të ndryshme, e që i referohet vitit 2014, e rendit Shqipërinë të 65-tën ndër 145 vende të ekzaminuara.
Ky indeks merr në konsideratë 5 kritere, si: mirëqënia financiare, shoqërore, fizike, komoditeti apo edhe qëllimi. Për sa i përket mirëqënies financiare, Shqipëria jep performancën më të dobët, duke u renditur e 98-ta ndër 145 vende. Ndërkohë në terma të përgjithshëm, vendi ynë grumbullon 18.5 pikë, duke qëndruar madje në pozita edhe më të favorshme si Belgjika, Italia, Greqia apo Portugalia.
Në rajon, pozitat më të favorshme në këtë indeks i mban Maqedonia, e ndjekur më pas nga vendi ynë. Ndërkohë, pavarsisht faktit se Kosova renditet në vendin e 96 në indeksin e përgjithshëm, mirëqënia financiare e qytetarëve të Kosovës vlerësohet më e begatë se ajo e shqiptarëve që jetojnë brenda kufijve të republikës së Shqipërisë. Në këtë sub-indeks, Kosova mban pozicionin e 80-të ndër 145 vende.Mirëqënia fizike ndërkohë, jep impaktin kryesor në renditjen e favroshme të Shqipërisë në indeksin e përgjithshëm, pasi vendi ynë renditet i 39-ti në nivel global.
Ndërkohë në rang global, tre vendet e para mbahen nga Panamaja, Costa Rica dhe Porto Rco, vende këto që pavarsisht renditjes së dobët në sub-indeksin që mat mirëqënien financiare marrin pikët maksimale në 4 sub-indekset e tjera.