Secondary Adv

Mblidhet Komiteti Teknik i eksperteve: Masat do vijojne te njejtat

Mblidhet Komiteti Teknik i ekspertëve, ndërkohë që nesër mbërrijnë në vendin tonë 38.400 dozat e para të vaksinës Astrazeneca me të cilat do të nisë vaksinimi i mësuesve.

 

Masat që janë ende në fuqi

- Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania.

– Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery).

– Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme vijojnë me skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë.

– Universitetet vijojnë online

– Pezullim të fluturimeve me Britaninë e Madhe./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat