Secondary Adv

KQZ shton 1.4 mld leke per organizimin e zgjedhjeve: Ja si do shpenzohen parate

Këshilli i Ministrave ka vendosur ndryshimin e disa pikave “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” të ligjit “Për buxhetin e vitit  2021”.

 

Pikat 1 dhe 2, të vendimit të Këshillit të Ministrave, ndryshohen, si më poshtë vijon: “1.  Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2021, i shtohet fondi prej 1 457 000 000 (një miliard e katërqind e pesëdhjetë e shtatë milionë) lekësh, për organizimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 prill 2021, i cili detajohet, si më poshtë vijon:

 

a) 931 000 000 (nëntëqind e tridhjetë e një milionë) lekë në zërin “shpenzime korrente”.

b) 526 000 000 (pesëqind e njëzet e gjashtë milionë) lekë në zërin “shpenzime kapitale me financim të brendshëm”.

2.Efekti financiar, i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, përballohet:

 

a) Në masën 1 000 000 000 (një miliard) lekë, nga fondi rezervë për zgjedhjet, miratuar për vitin 2021;

b) Në masën 457 000 000 (katërqind e pesëdhjetë e shtatë milionë) lekë, nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave për raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme, miratuar për vitin 2021.”.

Ky vendim hyn në fuqi  menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare./Burimi: SCAN


Më të lexuarat