Secondary Adv

11 vende europiane ndalojne vaksinen AstraZeneca: Sot mblidhen ekspertet e OBSH

Ekspertët e sigurisë së vaksinave nga OBSH do të takohen sot për të shqyrtuar Oxford-AstraZeneca, pasi shumë vende europiane ndaluan përdorimin e tyre.

 

Ndalimi ka ardhur për shkak se ka pasur raportime nga të vaksinuarit në Europë, për mpiksje gjaku, informon abcnews.al. Rregullatori i ilaçeve në Mbretërinë e Bashkuar dhe OBSH thonë se nuk ka prova të një lidhjeje mes vaksinave dhe një mpiksjeje gjaku. Ekspertët, pas takimit të sotëm, pritet të marrin vendim të enjten, nëse do të vazhdojë vaksinimi me Oxford-AstraZaneca. Rreth 17 milion njerëz në BE dhe MB kanë marrë një dozë të vaksinës, me më pak se 40 raste të mpiksjes së gjakut të raportuar që nga java e kaluar, tha AstraZeneca, informon abcnews.al

 

Shqetësimet se mund të ketë një lidhje bënë në 11 vende europiane të pezullojnë përkohësisht përdorimin e vaksinës, duke përfshirë Gjermaninë, Francën, Italinë dhe Spanjën. Vende të tjera, përfshirë Austrinë, kanë ndaluar përdorimin e grupeve të caktuara të vaksinës si një masë paraprake. Sidoqoftë, Belgjika, Polonia, Republika Çeke dhe Ukraina thanë se do të vazhdonin të administronin vaksinën AstraZeneca./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat