Secondary Adv

Biznesi i huaj kritika te forta per sistemin tatimor: Kerkohet nderhyrje thelbesore

Biznesi i huaj ka kërkuar ndërhyrje thelbësore në ligjin tatimor.

 

Presidenti i dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço theksoi se legjislacioni që përdoret aktualisht krijon shumë keqinterpretime duke dëmtuar klimën e të bërit biznes si dhe thithjen e investitorëve të huaj. “Është një ligj shumë i vjetër që nuk e ka strukturën moderne të raportimit financiar ndërkombëtar”, shprehet ai. Drejtoresha e Tatimeve Delina Ibrahimaj theksoi se tashmë ka nisur diskutimi për të hartuar një strategji të re të sistemit tatimor. “Viti 2021 do të fillojë punën për hartimin e një ligji të ri”, thekson ajo.

 

Një tjetër shqetësim i ngritur është edhe vonesa në rimbursimin e TVSH-së. Sipas të dhënave të ministrisë së financave gjatë 2020 detyrimet e prapambetura nga rimbursimi TVSH-së ishin 9.7 mld lekë të pa shpërndara për bizneset ose 78.7 milion euro. “Do ketë ndjekje sa shpejt bëhet kontrolli për të mbyllur procesin e rimbursimit”, tha Ibrahimaj. Por drejtorja e Ttaimeve deklaroi se që nga muaji prill rimbursimi i TVSH –së për bizneset do të jetë online. Biznesi amerikan ngriti shqetësime edhe në lidhje me funksionimin e sistemit informatik si dhe proçedurat  që ndiqen për çregjistrimin e bizneseve./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat