Secondary Adv

Publikohet lista perfundimtare: Me shume se 3.5 mln qytetare me te drejte vote

Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet për Kuvendin, datë 25 Prill 2021.

 

Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 3,588,869 shtetas shqiptarë.

– 3,588,869 shtetas shqiptarë kanë të drejtë vote

– 50.5 % e zgjedhësve janë meshkuj dhe 49.5 % janë femra

– 107,024 zgjedhës votojnë për herë të parë

 

– 1,098 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit

– 5,199 është numri i qendrave të votimit

Ministria e Brendshme thekson se i gjithë ky proces i hartimit të listës përfundimtare të zgjedhjeve është kryer në mbikëqyrjen e auditëve teknicien të KQZ në çdo e tapë të tij. Çdo qytetar është i lutur të verifikojë emrin e tij në listën e zgjedhjeve nëpërmjet portalit e-albania, si dhe për çdo pretendim mund t’ju drejtohet zyrave të gjendjes civile në bashki dhe njësi administrative të cilat do vijojnë të qëndrojnë të hapura, njofton Ministria e Brendshme./Burimi: SCAN


Më të lexuarat