Secondary Adv

44 ndryshime ne Kodin Rrugor: Kujdes nese ju ka skaduar siguracioni i automjetit

Në Kuvend është depozituar një draft me 44 ndryshime në Kodin Rrugor.

 

Një prej ndryshimeve që parashikohet është ai që reflekton edhe ndryshimet dhe zhvillimet në tregun e sigurimeve, që në synim minimizimin e fenomenit të qarkullimit të mjeteve pa sigurim të detyrueshëm. Referuar ndryshimit, cilido, që qarkullon me një mjet për të cilin ka kaluar mbi 30 ditë afati i sigurimit të detyrueshëm, ndëshkohet me masë administrative me gjobë.

 

“Qendra e Informacionit, e krijuar sipas ligjit për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit, njofton menjëherë organet e ngarkuara nga ligji për regjistrimin e mjeteve dhe ato të kontrollit të qarkullimit rrugor mbi mjetet e pasiguruara, për ekzekutimin e masave administrative të parashikuara në këtë nen dhe sigurimin e mjeteve pas marrjes së këtyre masave” parashikohet në projektligj. Kjo nënkupton se nëse qarkullon me një automjet me siguracion të skaduar, Policia Rrugore e ka informacionin përpara dhe mund të të ndalojë mbi bazën e këtij informacioni dhe jo vetëm në një kontroll rutinor./Burimi: SCAN


Më të lexuarat