Secondary Adv

Firmoset marreveshja: Italia njeh zyrtarisht patentat shqiptare

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ambasadori italian Fabrizio Bucci firmosën marrëveshjen që i hap rrugë brenda pak javëve zbatimit në terren.

 

Italia njeh zyrtarisht patentat shqiptare. "Me ambasadorin italian në Tiranë, Fabricio Bucci firmosëm sot, në emër të dy qeverive tona marrëveshjen e shumëpritur për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjetit, me qëllim konvertimi. Janë pikërisht veprime konkrete si ky, edhe pse në dukje të vogla në skemën e madhe të diplomacisë, që kanë impaktin më konkret e të drejtpërdrejtë tek qytetarët. Tani është çështje javësh që marrëveshja, pas miratimit në strukturat ligjore përkatëse në Itali e Shqipëri, të nisë të zbatohet në të dy vendet", ka shkruar në Facebook ministrja Xhaçka teksa ka postuar edhe fotot gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat