Secondary Adv

Rritja e sigurise rrugore: ARRSH hap tenderin, permiresohet sinjalistika ne 150 km akse

Përmirësimi i sinjalistikës horizontale për 150 km akse rrugore në veri të vendit pritet të kushtojë rreth 166.7 mln lekë.

 

Autortieti Rugor Shqiptar ka hapur procedurën e prokurimit publik për vijëzimin e 6 aksesve rrugore, teka parashikon që projekti të përfundojë brenda 26 javësh nga momenti i nënshkrimit të kontratës. Shkodër-Lezhë, Lezhë-Milot, Milot-Thumaë apo Thumanë-Fushë-Krujë janë disa prej akseve rrugore ku pritet të ndërhyhet. Ndërkohë që, pjesë e ndërhyrjes do të jetë edhe aksi Klos-Bulqizë-Shupenzë. Gjatësia prej 150 km është vetëm rreth 20% e rrjetit rrugor verior, që në total përbëhet nga 755 km rrugë.

 

Aktualisht, rrjeti kombëtar i rrugëve mirëmbahet nga 4 kontrata private, të ndara sipas rajoneve, ndërkohë që ato bashkënfinancohen përmes projektit të mirëmbajtejs së rrugëve me performancë, nga Banka Botërore. Ndërkaq, Ministria e Infrastrukturës, jo pak herë ka vënë në dukje se standardet ndërkombëtare kërkojnë më shumë investime për mirëmbajtjen e rrugëve, duke qenë se aktualisht shpenzimet arrijnë në 3 mijë euro/km në vit, ndërkohë që ato duhet të shkojnë në 11 mijë euro/km në vit.

 

Projekti i Bankës Botëorore “Për Mirëmbajtjen dhe Sigurinë në Rrugë të bazuar në Rezultate” tashmë ka hyrë në vitin e katërt të zbatimit, ndërsa mbështet mirëmbajtjen rutinore dhe periodike të rreth 1,333 km rrugë kryesore përmes 4 kontratave. Ai përfshin hetime në terren për të siguruar të gjithë informacionin e nevojshëm për të përditësuar të dhënat për asetet rrugore, ndërkohë që kontraktorët përpilojnë çdo vit një inventar të gjendjes së pasurive rrugore dhe dorëzojnë atë tek konsulenti, i cili pas verifikimeve të nevojshme, i’a paraqet Autoritetit Rrugor Shqiptar.

 

SEGMENTET KU DO TË NDËRHYHET

SHKODËR – LEZHË 35.0 KM.

URA E BAHÇALLËKUT – UNAZA SHKODËR – DOBRAÇ 5.6 KM

LEZHË – MILOT 14.1 KM

 

MILOT – THUMANË 13.4 KM 

THUMANË – FUSHË KRUJË 7.8 KM

SKURRAJ – BURREL, KLOS – BULQIZË – SHUPENZË 74.5 KM./Burimi: SCAN


Më të lexuarat