Secondary Adv

Eksperte nderkombetare kerkojne ndalimin e ndertimit te Bypass-it ne Gjirokaster

Një grup ekspertësh ndërkombëtarë, i kanë dërguar kryeministrit Rama një letër të hapur, që të ndërpresë punimet për ndërtimin e Bypass-it në këtë qytet.

 

Sipas tyre, ato theksojnë se nëse ky projekt përfundon, mund t’i kushtojë Gjirokastrës statusin e saj si pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Grupi thotë se Shqipëria duhet të adoptojë një plan mobiliteti për Gjirokastrën përpara implementimit të çdo projekti, plan ky i kërkuar në mënyrë të përsëritur nga UNESCO. Gjithashtu, me ligj kërkohet një Vlerësim i Ndikimit Mjedisor si dhe një Vlerësim i Ndikimit në Trashëgimisë.

 

Humbja e statusit të UNESCO-s, mund të ishte një goditje e rëndë ndaj turizmit kuoturor shqiptar në zhvillim, dhe mund të njolloste reputacionin e fituar me vështirësi të Shqipërisë si një partner ndërkombëtar i besueshëm. Letra është iniciuar prej Stephan Doempke, ish-kordinator programi i UNESCO/UNDP mbi tashëgiminë kulturore në Shqipëri, i cili ka jetuar katër vite në Gjirokastër, ndërsa tani është kryetar i World Heritage Watch, një rrjet global i 180 organizatave jo qeveritare, i cili monitoron Vendet e Trashëgimisë Botërore dhe raporton në UNESCO./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat