Secondary Adv

40 mln euro kredi per rehabilitimin e HEC Fierzes: Ja cfare parashikon projekti

Qeveria do të marrë 40 mln euro kredi për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës.

 

Marrëveshja e kredisë me KFW-në gjermane ka mbërritur në Kuvend për miratim, ndërkohë që krahas saj parashikohet edhe dhënia e një granti në shumë e 2 mln euro për masat e nevojshme shoqëruese për zbatimin dhe mbikëqyrjen e projektit. Sipas relacionit që shoqëron marrëveshjen, në pikëpamjen strategjike, projekti do të ndikojë për përmirësimin e sistemit elektro-energjetik sepse hidrocentrali i Fierzës përbën njësinë gjeneruese më të rëndësishme të sistemit elektro-energjetik shqiptar.

 

Sipas të dhënave, ky hidrocentral prodhon 1328 Gwh/vit dhe luan rolin e rregullatorit 1-vjeçar të Kaskadës së Drinit. Në dokumentin që shoqëron marrëveshjen saktësohet gjithashtu se projekti do të ndikojë në rehabilitimin e agregateve të Hidrocentralit të Fierzës,të cilat janë instaluar 39 vjet më parë dhe janë në gjendje kritike, duke e bërë këtë ndërhyrje të domosdoshme dhe urgjente.

 

Ndërkaq, marrëveshja parashikon zhvleftësimin e premtimit të shumave të përmendura të, nëse kontratat përkatëse të huasë dhe të financimit (grantit) nuk lidhen brenda katër vitesh pas vitit të premtimit. Afati për shumat e përmendura në këtë marrëveshje mbaron më 31 dhjetor 2023. Likuidimi i kredisë do të bëhet nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, që administron Kaskadën e Drinit./Burimi: SCAN


Më të lexuarat