Komiteti le ne fuqi te njejtat masa: Vijon ora policore, cfare ndodh me grumbullimet
Zv.ministrja e Shëndetësisë tha se masat nuk do të ndryshojnë edhe për 2 javë, ku nuk do të lejohen grumbullimet dhe se ora policore do vijojë të qëndrojë 20:00.
Masat e marra për frenimin e përhapjes së koronavirusit do të mbeten në fuqi edhe për dy javë të tjera. Komiteti Teknik I Ekspertëve në mbledhjen e fundit deklaroi se edhe pse masat kanë dhënë efekt, nuk janë në nivelet e dëshiruara dhe situate mbetet sërish delikate. “Kemi një renië te incidencës dhe rasteve të reja në dy javët e fundit. Masat e marra kanë dhënë efekt, por edhe nga respektimi I masave në popullatë. Por nuk janë në nivelet e dëshiruara. Nga hartat që kemi konsultuar që Europa po përballet me rritje të rasteve dhe disa vende janë future në atë që quhet vala e tretë. Pavarësisht uljes së idnikatoreve, situata është delikate.
Masat të mbeten në fuqi edhe për dy javë të tjera. Pra përsëris:
-Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania.
– Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery).
– Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme vijojnë me skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë.
– Universitetet vijojnë online.
– Pezullim të fluturimeve me Britaninë e Madhe.
-Edhe grumbullimet për dy javë ndalohen me më shumë se 10 persona./Burimi: Monitor