
FMN: Shqiperia, asnje risk nga kriza greke
Fondi Monetar Ndërkombëtar mbyll ditën e djeshme misionin e fundit në Shqipëri. Drejtuesit e lartë të FMN-së në vendin tonë dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për shtyp në Ministrinë e Financave.
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani duke folur gjatë konferencës së organizuar ditën e sotme me rastin e përfundimin të misionit të FMN në vendin tonë siguroi edhe një herë se kriza greke nuk do të ketë asnjë ndikim në vendin tonë, veç faktit që rënia e blerëse në Greqi mund të ndikojë në eksportet tona, të cilat janë vetëm 5,3%, pra tërësisht të papërfillshme. Ndërkohë, sa i përket bankave shqiptare me kapital grek, sipas Canit, ato janë tërësisht të shkëputura nga bankat mëma në Greqi dhe tërësisht nën kontrollin e Bankës së Shqipërisë.
Për ministrin e Financave ndikimet nuk do të jenë vetëm negative, por do të ketë edhe efekte pozitive, në rastin e skenarit më të keq për atë që po ndodh në Greqi. Sipas ministrit, rënia e remitancave nga emigrantët shqiptarë është një dukuri tashmë e vërejtur prej kohësh dhe jo e panjohur ose e papritur, por me krizën greke emigrantët mund të sjellin në vend depozitat e tyre, apo mund të kthehen dhe të investojnë duke ndikuar pozitivisht në ekonomi.
Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson risk të ulët për ekonominë shqiptare nga ajo që po ndodh në Greqi. Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin të Financave, Shkëlqim Cani dhe Guvernatorin të BSH, Gent Sejko, kreu i FMN-së, Nadeem Ilahi tha se “Fondi nuk pret asnjë risk serioz nga kriza grek. Sistemi bankar shqiptar ka likuiditet të mjaftueshëm dhe nuk presim asnjë efekt nga kriza greke që mund të kërkojë ndërhyrjen e qeverisë shqiptare. Duhet thënë se bankat me kapital grek ndër vite kanë humbur ndikimin e tyre të madhe në Shqipëri”, tha Ilahi.
Përfundon misioni i FMN, Cani: Rritja ekonomike në 6-mujorin e dytë afër parashikimeve, 2,7 %
Me rastin e përfundimit të misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në vendin tonë është organizuar një konferencë ku qenë i pranishëm ministri i Financave, Shkëlqim Cani, kreu i Misionit të FMN në vendin tonë, Nadeem Ilahi, ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
Në raprtin e parashtruar prej tij, Cani ka bërë me dije disa nga treguesit e performancës së ekonomisë shqiptare në përputhje me të dhënat e FMN. Sipas Canit, në pjesën e parë të vitit ekonomia hasi disa vështirësi e ndikuar nga disa faktorë si moti i keq dhe performanca jo e mirë në bujqësi, ulja e kërkesës nga jashtë për shkak të krizës në vendet fqinje, faktorë që sipas ministrit kanë efekt kalimtarë në ekonomi.
Ndërkohë, në gjysmën e dytë të vitit sipas ministrit trajektorja e rritjes ekonomike pritet të jetë afër parashikimeve, afërsisht 3% ose me saktë rreth 2,7%. “Ritmi i rritjes ekonomike po përforcohet gjatë pjesës së dytë të vitit. Shlyerja e borxheve ndaj biznesit, rritja e konsumit do të bëjnë që rritja ekonomike t’i afrohet projeksionit prej 3%. Ndërsa në vitet 2016-2017 rritja ekonomike pritet 3, 5% dhe 4%”, tha Cani.
Cani bëri me dije se faktorët që do të shënojnë këtë rritje të ekonomisë janë rritja e kërkesës së brendshme për shkak të normave të ulëta të interesit, investimet e huaja direkte ku janë të paktën 2 projekte të mëdha, ku mund të përmendim TAP, etj.
Më të lexuarat








