Secondary Adv

Mberrijne vaksinat kineze: Ja kush vaksinohet, bisedime per prodhimin e saj ne Shqiperi

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të nisë vaksinimi anti-COVID intensiv i të moshuarve mbi 60 vjeç sapo vaksinat të shpërndahen.

 

"E fundit që kam, së bashku me Ogertën kemi diskutiuar dhe kemi marrë masat që procesi i vaksinimit të fillojë menjëherë sapo vaksinat të shpërndahen në të gjithë territorin dhe të krijojmë një orar të posaçëm vaksinimi deri në mesnatë, madhe edhe me tre turne, ajo që do të bëhet është se Ministria do të japë leje për të gjithë të moshuarit që do të jenë në regjistrat e vaksinimit nga moshat më të larta dhe pastaj duke shkuar poshtë që të kemi të vaksinuar të gjithë shqiptarët mbi 60 vjec është pjesë e ambicies sonë, objektivat vendosen pa marrë parasysh se çfarë mund të ndodh e paparashikueshme", tha Rama.

 

Kryeministri Rama gjithashtu ka bërë me dije se Qeveria shqiptare ka siguruar deri më tani 2 640 000 vaksina deri më tani. "Brenda 60 ditë por me një kalendar më të shpejtë sesa 60 ditë ne do të kemi 1.2 milionë doza plus, gjë që na mundëson shtrirjen e vaksinimit të në të gjithë territorin. Objektivi ynë është që deri në fund të muajit qershor, ajo që duam është brenda majit, është që të kemi vaksinuar gjysmë milioni shqiptarësh. Sot që flasim kemi aktualisht 282 mijë vaksina në Shqipëri. Ndërkohë që presim që këtyre vaksinave tu shtohen edhe 70 mijë Pfizer, 80 mijë AstraZeneca dhe po kështu 25 mijë të tjera Sputnik, që duke i bashkuar me 106 mijë vaksinat që janë në proces me BE-në bëjnë në total 871 mijë vaksina", tha Rama.

 

Kryeministri gjatë fjalës së tij, sqaroi se është në bisedime me këtë kompani për të hapur një bazë të saj në vendin tonë, si dhe shtoi se kjo gjë, do i hapte rrugë zhvillimit të vendit në fushën e shëndetësisë. Një kohësisht kemi nisur edhe bisedat për të sjellë në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinav, një fabrikë të teknologjisë së lartë që është një nga kompanitë më të mëdha farmaceutike në botë që bën edhe distrucionin Sonovax. Një fabrikë prodhuese e cila do të hapë një tjetër faqe të rëndësishme në zhvillimin e sektorit të shëndetësisë në vendin tonë dhe do të jetë një pikë shumë e rëndësishme referimi për prodhime të cilësisë më të lartë", tha Rama.

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë detaje për fabrikën e prodhimit të vaksinave që premtoi se do e sjellë në vendin tonë. Rama thotë se kjo fabrikë prodhon vaksina, produkte speciale farmaceutike, të gripit hepatitit etj. Ai thotë se këtë fabrikë nuk do e paguajnë shqiptarët, dhe as do i rëndojë buxhetit, por thotë se prodhimet janë lehtësisht të eksportueshme. Ndërkohë Rama thekson se vaksina e COVID-19 me të gjitha gjasat ka për t’u bërë rregullisht si ajo e gripit. ”Nuk kemi më çështje kategorish. Me kategoritë më të rriskuara të cilat mund t’i përmbyllnim, dhe informacioni i fundit është që kemi arritur në 56 mijë të vaksinuar, mjekë, infermierë dhe një numër modest të moshuarish, 8 mijë me totalin. Ishin si rezultat i dozave në dispozicion. S’kemi më probleme kategorish. Do të shtrihemi e vaksinojmë intensivisht.

 

Fabrika e prodhimit të vaksinave, jo vetëm të kësaj, thatë 2.6 milion doza vaksinash anti-covid?

Fabrika në fjalë është ndërtuar sot jo, ka një traditë shumë shumë shumë vjeçare, me traditë shumëvjeçarë, e themeluar që në 1700 e ca. Së dyti, flasim për prodhim produktesh speciale farmaceutike, ky hyn vaksina e gripit, hepatit. Mos mendoni se historia do të mbyllet kaq kollaj. Vaksina anti-covid do të bëhet rregullisht, si e gripit. Është njësoj si të bësh vaksinën e gripit. Nuk besoj se tani do ankoheni çna duhet, sepse s’do e paguani ju, nuk ju rëndon në buxhetet tuaja, e dyta prodhimet janë lehtësisht të eksportueshme.

 

Ka prodhime të rralla. Patjetër që mbulon dhe nevojat e tregut vendast. Fiton Shqipëria, fiton Shëndetësia, fiton dhe ju. Faktikisht ne na duhet që të plotësojmë edhe me një 1.8 milion të tjera për të realizuar dy dozat për të gjithë ata që duhen vaksinuar teorikisht. Pastaj sigurisht një pjesë s’ka dëshirë, ok, nuk është me detyrim. Ky është proces. Nuk e dimë si do jetë e ardhmja. Vaksina anti-covid.”- tha Rama./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat