Secondary Adv

Qeveria publikon vendimin: Zgjatet afati i vlefshmerise se kartave te identitetit

Kartat e identitetit që skadojnë para datës 25 Prill do të jetë të vlefshme deri më datë 30 Prill.

 

Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të këshillit të ministrave. Vendimi është marrë pas propozimit të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.

Vendimi

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8952, DATË 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

 

Vendosi

Neni 1

Neni 9/2, i ligjit nr.8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 9/2

 

Dispozitë kalimtare

Afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik të shtetasve shqiptarë, që përfundon deri në datën 25 prill 2021, zgjatet deri në datën 30 prill 2021.”.

****

Kërkesa për zgjatjen e vlefshmërisë së kartave të identitetit u parashtrua fillimisht nga Partia Demokratike, me qëllim përfshirjen e atyre që u ka skaduar ID në procesin e votimit. Kjo kërkesë u mbështet edhe nga presidenti Ilir Meta, ndërsa mori “Ok” edhe nga kreu i qeverisë Edi Rama./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat