Secondary Adv

158 objekte per kompensim fizik, ne 16 korrik nis procesi i aplikimeve

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka nxjerrë 158 objekte për t’i përdorur për kompensimin fizik të subjekteve të shpronësuara. Këto prona ndodhen në zona si Sarandë, Vlorë, Delvinë, Mirditë, Pukë, Shkodër, Rubik, Rrëshen, Lezhë, Laç, Kurbin, Radhimë, Durrës, Pogradec, Korçë etj.


Këto objekte janë laboratorë, posta policie kufitare (si ajo e Vllahinës), farmaci apo dhe linja prodhimi të letrës. Sipas ligjit nga kompensimi fizik përfitojnë të gjithë pronarët, pavarësisht se ku ndodhet prona e tyre. “Kompensimi fizik, sipas shkronjave ‘a’, ‘a/1′ dhe ‘b’ të nenit 11 të këtij ligji, bëhet edhe jashtë kufijve territorialë të qarkut, ku ndodhet prona e paluajtshme.


Këshilli i Ministrave miraton kriteret dhe procedurat për caktimin e pronave, fond pasurie të paluajtshme, për kompensim fizik. Për kryerjen e kompensimit fizik, përparësi kanë pronat publike, brenda zonave që kanë përparësi zhvillimin e turizmit, të përcaktuara në mbështetje të ligjit nr. 7665, datë 21.1.1993 ‘Për zhvillimin e zonave që kanë përparësi turizmin’.


Trojet e dhëna me kompensim në zona turistike duhet të përdoren vetëm në përputhje me masterplanin për zhvillimin e turizmit dhe planet rregulluese respektive të territorit, të miratuara në zbatim të tij. Sipërfaqet e caktuara për kompensim shpallen publikisht në Fletoren Zyrtare, duke bërë të ditur si kategoritë, ashtu edhe vlerat e tyre”, thuhet në nenin 12 të ligjit.

Legalizimet
Ndërkohë në Fletoren Zyrtare është botuar ligji “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”. Kjo nismë e mazhorancës shton afatin e përfitimit të futjes në proces të legalizimit të objekteve të ndërtuara pa leje. “Në fjalinë e parë të pikës 1, shprehja ‘për objektet e ndërtuara pa leje deri më
15.1.2009′ zëvendësohet me shprehjen ‘për ndërtimet pa leje të ndërtuara deri më 27.6.2014’”, thuhet në nenin 1 të këtij ligji. Më tej përcaktohet se në rastin e ndërtimeve pa leje me funksion


banimi, si rregull, sipërfaqja e parcelës, për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë, duhet të jetë deri në masën e trefishit të bazës së ndërtimit, por në çdo rast jo më e madhe se 500 m². Ligji hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Sipas kësaj llogaritjeje, brenda datës 16 korrik, personat e interesuar duhet të paraqesin pranë ALUIZNI-t kërkesën për legalizim, duke realizuar një vetëdeklarim./Gazeta  Shqip

Kliko per te pare listen e plote
https://www.akkp.gov.al/index.php/shpalljet-publike/item/527-lista-e-objekteve-ne-fondin-e-kompensimit-fizik


Më të lexuarat