Hapet nje tjeter tunel tek ish-sheshi Shqiponja: Lehesohet nga sot hyrja per ne Tirane
Është hapur dhe një tjetër tunel, në ish-sheshin “Shqiponja”, ku pritet të lehtësohet ndjeshëm lëvizja për drejtuesit e mjeteve.
Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, inspektoi punimet dhe sqaroi, se me hapjen e këtij tuneli, do të minimizohet trafiku. Ndërsa inxhinieri i veprës, theksoi se brenda pak ditëve, do të hapen disa tunele mbi të cilat po punohet, në mënyrë që trafiku në hyrje të kryeqytetit të mos jetë më një problematikë. Belinda Balluku: Nuk do të kemi më ngecje dhe bllokim trafiku që kishim për shkak të kantierit të ndërtimit? Inxhinieri: Do të mbyllim për pak javë tunelet dhe nuk do të jetë më problematikë trafiku në sheshin Shqiponja të Tiranës.
Belinda Balluku: Të gjitha tunelet e sheshit Shqiponja do të monitorohen nga një qendër speciale kontrolli, kështu që parashikohet që me përfundimin e të gjithë veprës do të ketë një sistem kontrolli. Kemi qenë të kujdesshëm për të përmbushur kushtet teknike. Ndërsa inspektonte punimin e bërë me tunelet, ministrja Balluku tha se tashmë janë dy aksese të lira për të hyrë në Tiranë dhe se nuk do të ketë më ngecje dhe bllokim trafiku për shkak të kantierit./Burimi: Balkanweb