Secondary Adv

Nisin punimet ne aksin Kavaje-Rrogozhine: Ja si do qarkullohet gjate kesaj kohe

ARRSH informon se duke nisur nga sot në kuadër të projektit “Mirëmbajtja dhe Siguria Rrugore Bazuar në Rezultate”, do të realizohen punime në rrugë si më poshtë vijon:

 

Punimet konsistojnë në riparime te shtresës asfaltike dhe të elementëve të sigurisë rrugore në segmentin rrugor Spille–Bishti i Zhurit (Rrethrrotullimi i Rrogozhinës) në të dyja drejtimet. Gjatë kryerjes së punimeve qarkullimi i mjeteve do të jetë me shpejtësi të reduktuar dhe do të realizohet në përputhje me sinjalistikën e vendosur sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të miratuar. Punimet planifikohen të realizohen gjatë harkut kohor: prej datës 01.04.2021 deri në datë 08.04.2021, kjo edhe në varësi të motit.

 

Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanisë së mirëmbajtjes bëjnë me dije se do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar. Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor bën me dije se është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe menaxhimit të trafikut për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

 

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë segment rrugor, respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore të vendosur, rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe udhëzimet e policisë rrugore në terren./Burimi: SCAN


Më të lexuarat