Secondary Adv

Hyn ne fuqi ligji per prokurimet publike: Ndryshime dhe risi ne procedurat tenderuese

Ka hyrë në fuqi ligji i ri “Për prokurimin publik”, i cili sjell një sërë ndryshimesh dhe risish në drejtim të procedurave tenderuese.

 

Sa i takon operatorëve ekonomikë, tashmë ata do të duhet të përdorin Formularin Përmbledhës të Vetdeklarimit, në vend të disa vetdeklarimeve apo vërtetimeve të lëshuara nga autoritetet publike ose palë të treta, çka sjell një lehtësi për subjektet. Po ashtu, ata nuk do të dorëzojnë dokumente mbështetëse, kur autoriteti kontraktor i ka këto dokumente. Ndërkohë që, subjektet nuk do të skualifikohen nga procedura e prokurimit edhe në rastet kur kanë detyrime ndaj organeve tatimore, për të cilat kanë lidhur një marrëveshje detyruese me qëllim pagimin e taksave ose kontributeve të sigurimeve shoqërore që duhet të paguajë.

 

Risi është edhe ulja e afatit minimal të periudhës së përjashtimit të operatorëve ekonomikë nga e drejta për të fituar kontrata publike, duke filluar nga 3 muaj. Ndërkohë që, si një masë mbrojtëse për autoritetet kontraktore është vendosur paraqitja e Sigurimit të Ofertës, në rast të tërheqjes së ofertuesit. Për herë të parë, ligji i ri parashikon edhe konceptin e modifikimit të kontratave gjatë zbatimit të tyre deri në vlerën 20%, sikurse parashikohet në Direktivat e Bashkimit Evropian. Ndërkaq, Agjencia e Prokurimit Publik ka sqaruar se rregullat e reja do të aplikohen për të gjitha procedurat e prokurimit për të cilat urdhrii Prokurimit ka dalë nga data 31 mars e më tej. Për të gjthë proceduart, që kanë urdhër prokurimi përpara kësaj date do të zbapthet legjislacioni i vjetër./Burimi: Scan


Më të lexuarat