Hapja e tunelit shtoi radhet e makinave: Devijohet serish trafiku te Unaza e Re
Për shkak të punimeve që po kryhen për Lotin 1 dhe Lotin 2 të Unazës së Re, lëvizja e makinave në segmentin rrugor “Sheshi Shqiponja-Pallati me shigjeta”, do të ndryshojë.
ARRSH njofton qytetarët se si do të bëhet lëvizja e makinave në këtë segment. ‘Në vijim të punimeve për Lotin 1 dhe Lotin 2 të Unazës së Re, segmenti rrugor “Sheshi Shqiponja-Pallati me shigjeta”, ju bëjmë me dije se: Rreth rrotullimi provizor i krijuar në afërsi të “Ozone” (Astir) do të eleminohet, si rrjedhojë lëvizja në të dyja drejtimet e rrugës “Teodor Keko” do të vijojë pa kryqëzim në nivel. Aksesimi i bulevardit “Migjeni” do të bëhet vetëm nga drejtimi i lëvizjes “Sheshi Shqiponja Pallati me Shigjeta”.
Aksesimi i Unazës nga bulevardi “Migjeni” do të bëhet vetëm në drejtimin e lëvizjes Sheshi Shqiponja-Pallati me Shigjeta. ARRSH do të bëjë njoftimin e radhës, në sajë të ecurisë së punës, për menaxhimin e trafikut në afërsi të “Sheshit Shqiponja”. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve!’- njofton ARRSH./Burimi: Shqiptarja.com