Secondary Adv

FDA pezullon vaksinen e Johnson & Johnson: 6 raste me mpiksje te gjakut

Agjencia Amerikane e Barnave dhe agjencitë federale të shëndetësisë bënë thirrje për pezullim të menjëhershme të përdorimit të vaksinës anti-Covid Johnson & Johnson.

 

Agjencia Amerikane e Barnave dhe agjencitë federale të shëndetësisë bënë thirrje për një pezullim të menjëhershme në përdorimin e vaksinës anti-COVID Johnson & Johnson pasi gjashtë persona shfaqen një çrregullim të rrallë që përfshinte mpiksjen e gjakut dhe trombozë, dy javë pasi morën vaksinën. Të gjashtë personat ishin gra mes moshave 18 dhe 48, njëra nga ato humbi jetën dhe një grua e dytë në Nebraska është shtruar në spital në gjendje kritike.

 

Pothuajse shtatë milion njerëz në Shtetet e Bashkuara kanë marrë vaksinën e Johnson & Johnson deri më tani dhe afërsisht nëntë milion doza të tjera janë dërguar për injektim. “Sot FDA dhe @CDCgov lëshuan një deklaratë në lidhje me vaksinën Johnson & Johnson. Ne rekomandojmë një pauzë në përdorimin e kësaj vaksine,” thuhet në njoftimin e FDA. Vendimi është një goditje për Johnson & Johnson ashtu edhe për planet e administratës për vaksinimin./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat