Secondary Adv

Tatimet ulin ritmin para zgjedhjeve: Vetem 130 subjekte debitore ne 2021

Ndërsa 2020 ka shënuar një shifër rekord biznesesh të cilave u janë vënë nën sekuestro pasuritë nga ana e Tatimeve, duket se trendi është zbutur në prag zgjedhjesh.

 

Ndërsa viti 2019 u mbyll me rreth 24 mijë barra hipotekore ndaj subjekteve debitore, ky numër ka kërcyer në rreth 31,800 në dhjetor të vitit 2020, me listën që është shtuar me rreth 8 mijë subjekte. Bie në sy ulje e fortë e shifrave për tre muajt e parë të këtij viti, kur regjistrit të tatimpaguesve të këqij i janë janë shtuar në total vetëm 130 subjekte në një kohë kur trendet e mëparëshme janë shumë më të larta. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të tatimeve, aktualisht në total rezultojnë 31,980 biznese nën regjimin e bllokimit të pasurive të luajtshme e të paluajtshme.

 

Ajo ka bërë publike listën e tatimpaguesve me detyrime të papaguara në afat, ndaj të cilëve ka vendosur marrjen e masave të sigurimit mbi të gjithë pasuritë për ekzekutimin e detyrimeve dhe se ka filluar procedura e mbledhjes me forcë të tyre. Një prej shkaqeve kryesore të rritjes së numrit të debitotrëve të vënë nën sekuestro është situate e vështirë ekonomike e shkaktuar nga Pandemia Covid 19. Vendosja e barrës siguruese apo hipotekore është një prej formave të mbledhjes me forcë të borxhit nga ana e administratës tatimore.

 

Bizneset e publikuar në listën e Tatimeve nuk mund të kryejnë asnjë transaksion më pasuritë e tyre deri në shlyerjen e detyrimit tatimor. Vetë Administrata Tatimore sqaron se publikimi i listës bëhet në mënyrë që organet apo institucionet të cilët kanë bëre regjistrime të pasurive të luajtshme apo të paluajtshme të tatimpaguesve debitorë, të regjistrojnë detyrimin tatimor të papaguar si barrë mbi këtë pasuri dhe të mos lejojnë kryerjen e transaksioneve për transferimin e pasurive të tatimpaguesve debitorë, deri në momentin që detyrimi tatimor i papaguar të arkëtohet./Burimi: Scan


Më të lexuarat