Secondary Adv

Basha marreveshje me shoqaten e fasoneve: Premtimet nga taksat te pagat

Në një takim me Shoaqtën e Fasonëve, ku dhe nënshkroi një kontratë garancie, lideri demokrat Lulzim Basha, tregoi planin që ka Partia Demokratike për këtë sektor.

 

Ai tha, se brenda mandatit të parë të qeverisjes, paga minimale do të jetë 400 euro. Sipas Bashës, biznesi me programin e PD për ekonominë do të vendoset në një cikël pozitiviteti, që ofron mbështetje për produktet me origjinë shqiptare, por ndryshimin e emrit fasoneri, që sipas tij, do të ketë emrin manifaktura shqiptare. “Me ju do krenohemi në Evropë. Do të bëjmë të mundur mos tÑ‘ quheni mÑ‘ fason por ato qÑ‘ jeni prodhues, manifakturë. Manifaktura shqiptare. Njësoj si qëllimi politik Ñ‘shtÑ‘ t’i japim fund tranzicionit, pÑ‘r ju fundi i tranzicionit Ñ‘shtÑ‘ qÑ‘ tÑ‘ mos flasim mÑ‘ pÑ‘r fasonerinÑ‘ shqiptare por pÑ‘r manifakturën shqiptare. Deri mÑ‘ sot ja keni dal jo vetÑ‘m pa ndihmën e qeverisÑ‘ por me qeverinë kundër.

 

Ndryshimi nÑ‘ 25 prill Ñ‘shtÑ‘ qÑ‘ do tÑ‘ keni njÑ‘ qeveri me tÑ‘ cilin ndajmë tÑ‘ njëjtin interes, sigurisht nga pozita tÑ‘ ndryshme. Interesi juaj Ñ‘shtÑ‘ tÑ‘ rimëkëmbeni nga këto 8 vite dështime, premtime tÑ‘ pambajtura nga rritja e çmimit tÑ‘ energjisë, rritja e çmimit tÑ‘ karburanteve, rritja e taksave, rritja e abuzimit, e arrogancës qeveritare nÑ‘ mënyrë qÑ‘ jo vetÑ‘m mos tÑ‘ falimentoni e tÑ‘ mbyllni dyert siç fatkeqësisht ka ndodhur me dhjetëra prej kolegëve tuaj, pra jo vetëm të rimëkëmbeni por të zgjeroheni, të dyfishohen si kontribut për ekonominë kombëtare duke bërë të mundur kthimin në një manifakturë dinjitoze rritjen e eksportit, brandimin e eksportit “Made in Albania”.

 

Pa diskutim siç jua kam thënë haptas, në çdo mbledhje të shoqatave, tani jeni mbledhur në një shoqatë dhe mirë që jeni bashkuar në një. Siç jua kam thënë haptas edhe kur kam zhvilluar takime me ju, interesi i qeverisë është edhe rritja e numrit të të punësuarve, por shtimi i vendeve të punës dhe rritja e pagave. Dua të ndalem edhe një çast këtu, rritja e pagave pa dyshim që është një nga objektivat tona kryesore dhe ju e dini që ne prej dy vjetësh kemi shpallur që në vitin e parë paga minimale do të jetë 300 euro dhe në vitin e katërt të qeverisje tonë 400 euro.

 

Taksa e sheshtë 9%, kontributet 18, heqja e taksës Rama 240 lekë mbi karburantin, janë pjesë e paketës që do të prekë gjithë ekonominë shqiptare e në veçanti ju, por nuk do të mjaftohemi me këtë, marrëveshja përcakton qartë instrumentet që bashkë i kemi negociuar dhe që do të targetojnë, do të shenjtërojnë ndryshimin për këtë industri dhe për punonjësit tuaj./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat