Secondary Adv

Lejet e ndertimit Janar-Mars 2015, 80 per qind vetem ne Tirane

Në tremujorin e parë 2015 janë miratuar gjithsej 14 leje ndërtimi, sipërfaqja e të cilave është 38.936 m2, më rënie 47% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Gjatë këtij tremujori, numri i lejeve të ndërtimit të miratuara për ndërtesa të reja është përqendruar në qarkun e Tiranës me 78,6 % dhe Shkodrës me 14,3 %.Sipas INSTAT, lejet e miratuara për ndërtesa rezidente, (ku përfshihen ndërtesat për banim) zënë 14,3 % të numrit gjithsej të lejeve, dhe ato për ndërtesat jo rezidente (ku përfshihen ndërtesat për hotele, tregtare, industriale dhe të tjera) zënë 85,7 %.

 

 

Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit në tremujorin e parë 2015 shënoi një rënie prej 47,5 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërkaq krahasuar me tremujorin e katërt 2014 ky tregues paraqitet me një rënie prej 1,5 %.Sic u pa edhe nga të dhënat për afarizmin në tremujorin e parë, sektori i ndërtimit është rikthyer rënies pas një ringritje për tremujore radhazi, duke shënuar rënie si në volume, punësim edhe paga. Vitin që shkoi sektori i ndërtimit, pas konsumit ishte kontributori kryesor në rritjen e PBB-së.


Më të lexuarat