Secondary Adv

Rishikohet per here te trete buxheti i shtetit: Shtohen te ardhurat me 2 mld leke

Ndryshon për herë të tretë buxheti i shtetit i vitit 2021.

 

Nëpërmjet një akti normativ qeveria ka vendosur të ndryshojë përsëei buxhetin më 14 prill të këtij viti duke rritur pritshmëritë për të ardhurat. Sipas aktit normativ shtohen të ardhurat me 2 miliardë lekë dhe pritet që deri në fund të vitit 2021 të blidhen 489,526 miliardë lekë, nga 487,526 miliardë lekë që ishte parashikuar në aktin e parë të buxhetit. Ndërkohë nga buxheti fillestar pritshmëritë për të ardhurat janë rritur me mbi 5 miliardë lekë. Nga ana tjetër janë rritur edhe shpenzimet me 2 miliardë lekë, ndërsa ka mbetur i pandryshuar deficiti buxhetor në nivelin e 108,695 miliardë lekë.

 

Shtesa prej 2 miliardë lekësh shtohet në fondin rezervë të buxhetit të shtetit është 6 mld lekë nga 4 që ishte. Ky rishikim vjen edhe pas ecurisë pozitive të të ardhurave në tremujorin e parë të vitit 2021 me 4.4 miliardë lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020. Për herë të parë buxheti ndryshoi për të financuar procesin elektronik të zgjedhësve, ku u shtua buxheti i KQZ si dhe u rishikua për herë të dytë për të financuar blerjen e vaksinave sinovac./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat